Tristan Thompson është parë me disa femra duke festuar në orët e vona teksa po shijon pushimet në Mykonos, pas lajmeve se po bëhet baba për herë të dytë me ish-të dashurën e tij, Khloe Kardashian.
Ylli 31-vjeçar i NBA-së ka tronditur sërish botën meqë ishte parë në një klub të quajtur ‘Bonbonniere’, pas një sërë ngjarjesh të tjera tronditëse në të cilat ka qenë i përfshirë.
Në këtë mbrëmje, sportisti dukej sikur nuk kishte asnjë shqetësim në botë, pasi dukej se po pinte dhe ishte përzier me një grup miqsh, në mesin e tyre edhe disa femra.

Përkundër se nuk u fotografua, dëshmitarët okularë thanë se ishte jashtë në orën 2:30 të mëngjesit dhe se akoma ka qenë në shoqërinë e disa vajzave.
Lajmi se po bëhet me fëmijë të dytë u konfirmua nga një zëdhënës i familjes Kardashian për DailyMail.

Ata bënë me dije se fëmija po vjen përmes një nëne surrogateje.
