fbpx

Paleta me blloka bie mbi disa vetura në Klinë, dyshohet për të lënduar

nga Revista Kosovarja

Një paletë e ngarkuar me blloka ka rënë mbi disa vetura në lokacionit tek ‘Guri i Zi’ në Klinë, përderisa kamioni po i bartte paletat.

Nga video-pamjet e dërguara, shihen disa vetura të dëmtuara nga bllkokat që ranë mbi automjetet.

Një person që ishte prezent gjatë incidentit i tha Klankosova.tv se disa persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e bllokave që ranë mbi veturat.

Klankosova.tv ka provuar të kontaktoj me policinë dhe spitalin e Pejës, por që ende nuk ka marrë përgjigje.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]