fbpx

Palmer për kritikat e Grenellit ndaj Kurtit: Ai nuk e përfaqëson qeverinë amerikane, është qytetar privat

nga Revista Kosovarja

Zëvendës Ndihmës Sekretari Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer në një intervistë për RTV Dukagjinin është pyetur edhe për raportet e Grenellit me Kurtin dhe debatet nga distanca që kanë pasur së fundmi.

Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan.

“Duhet të flisni me Rick-un për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flas për pikëpamjet e tij apo kë e përfaqëson”, tha ai.

I pyetur nga RTV Dukagjini nëse pikëpamjet e Grenellit përfaqësojnë pikëpamjet e SHBA-ve për Kurtin, Palmer përsëri ka insistuar se ai është qytetar privat.

“Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar privat”, tha mes tjerash Palmer.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]