Spanja, Portugalia dhe Franca janë goditur nga ndërprerjet e shumta të energjisë elektrike, me skena kaosi të raportuara në qytetet kryesore evropiane.
E gjithë Valencia dhe Barcelona ishin pa energji elektrike, i gjithë rrjeti hekurudhor i Spanjës u mbyll, shërbimet e internetit pushuan së funksionuari dhe pati kaos në rrugë me rritjen e trafikut, shkruajnë mediat e huaja.
imazhet në internet tregojnë se rrjetet hekurudhore në qytetet spanjolle janë zhytur në kaos, me njerëzit që u evakuuan nga tunelet ndërsa ndërprerjet e energjisë goditën stacionet e nëndheshme dhe trenat ndaluan.
Shkaku i ndërprerjeve nuk është ende i qartë.
Ai erdhi pasi rrjeti i Spanjës javën e kaluar funksionoi tërësisht me energji të rinovueshme për herë të parë.
Pjesë të Francës humbën gjithashtu energjinë pas ndërprerjeve në Spanjë dhe Portugali, konfirmoi operatori i rrjetit të vendit.
Ndërprerje të tjera janë raportuar deri në Belgjikë, sipas informacioneve të fundit.
Një zjarr në malin Alaric në jug-perëndim të Francës, i cili dëmtoi një linjë elektrike të tensionit të lartë është identifikuar gjithashtu si një shkak i mundshëm, tha kompania kombëtare elektrike e Portugalisë REN.
E-Redes, një kompani portugeze e monitorimit të rrjetit elektrik, tha se po hetonte shkakun e ndërprerjes, të cilën e përshkroi si ‘një problem më të gjerë evropian’.
Operatori i rrjetit elektrik të Spanjës Red Eléctrica shkroi në X: ‘Planet për të rivendosur furnizimin me energji elektrike janë aktivizuar në bashkëpunim me kompanitë në sektor pas asaj që ndodhi në sistemin gadishullor.