50
Pamje nga aksidenti tragjik në Klinë ku vdiqën dy persona
Dy persona kanë vdekur në një aksident trafiku në fshatin Zajm të Klinës.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se në mesin e viktimave është edhe një fëmijë.
“Dy persona kanë vdekur në aksidentin në fshatin Zajm të Klinës. Bëhet fjalë për dy persona të gjinisë mashkullore, një i rritur dhe një fëmijë”, tha Gashi.
Më poshtë gjeni pamjet nga vendi i ngjarjes: