fbpx

Pamje nga aksioni në Karaçevë: Arrestohen disa persona e rrënohen kazinot ilegale

nga Revista Kosovarja

Ministri i Punëve të brendshme, Xhelal Sveçla ka dhënë detaje për aksionin e policisë së Kosovës në Karaçevë.

Sveçla ka thënë se në këtë aksion është goditur rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaçevë.

Në aksionin e sotëm të policisë, Sveçla bën të ditur se janë arrestuar disa persona dhe janë rrënuar objektet e ndërtuara ilegale.

“Edhe një aksion i suksesshëm i Policisë së Kosovës.
Në bashkëpunim dhe koordinim me Prokurorinë Themelore në Gjilan dhe me autoritet komunale të Dardanës sot u godit rrjeti i kazinove ilegale në zonën e fshatit Karaqevë.

Pas konfiskimit të aparatave për lojërat e bixhozit, u rrënuan objektet e ndërtuara ilegale si dhe arrestimet e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal po vazhdojnë edhe në këto momente”, shkruan ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]