fbpx

Pamje nga bastisja e Speciales te banesa e ish-këshilltarit të Thaçit, Artan Behrami

nga Revista Kosovarja

Gjykata Speciale po vazhdon edhe sot bastisjet në Prishtinë.

Eulexi këto momente është duke bastisur shtëpinë e Artan Behramit, ish-këshilltarit të Hashim Thaçit.

Aty, janë parë vetura të Policisë së Kosovës dhe EULEX-it.


Një ditë më parë, saktësisht pas bastisjeve të kryera tek dy ish-këshilltarë tjerë të Thaçit, Behrami reagoi ashpër ndaj kësaj gjykate.

Ai tha se po dënon vetëm shqiptarët, duke e quajtur atë fashiste.

Tutje Behrami i cilësoi si skandaloze dhe të paprecedent bastisjet e kolegëve të tij, Shalës e Smakajt.

“Ata nuk kanë policë për të bastisur të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë prokurorë për të akuzuar të gjithë shqiptarët, ata nuk kanë burgje për të mbajtur të gjithë shqiptarët, që mbrojnë luftën çlirimtare të Kosovës”, ka shkruar ai mes tjerash./Indeksonline

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]