fbpx

Paralajmërime për sulme armiqësorë në Kosovë në periudhën 26 deri më 30 nëntor

nga Revista Kosovarja

Një ambasadë e një shteti të huaj paska tërhequr vërejtjen shtetaseve të vet që shërbejnë në Kosovë se: “Ka mundësi të ketë aksione armiqësorë në Kosovë” nga periudha 26 nëntor deri më 30 nëntor duke iu kërkuar atyre që t’i shmangin qendrat tregtare dhe vendet më grumbull të madh njerëzish.

“Ka një qarkore që tërheq vërejtën se nga data 26 deri 30 nëntor ka mundësi të ketë aksione armiqësore në Kosovë, dhe se ftohen qytetarët e huaj t’i shmangin qendrat tregtare dhe vende e tjera ku ka shumë njerëz” ka treguar ky burim për gazetën “Epoka e re”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]