fbpx

Parandaloni zbardhjen e rrobave të errëta me këtë produkt kuzhine

nga Revista Kosovarja

Mbajtja e rrobave në gjendje të pacenuar mund të duket si diçka e paarritshme.

Gjëja për të cilën shqetësohemi më së shumti kur blejmë rroba të zeza është pastrimi i tyre në makinë larëse.

Kjo për shkak të frikës që kjo ngjyrë do të zbehet pas çdo larjeje nëse nuk i kushtojmë kujdesin e duhur.

Megjithatë, një eksperte ka ndarë metodën e saj të thjeshtë për t’u siguruar që rrobat e errëta dhe të zeza të ruajnë pamjen e tyre origjinale sa herë që lahen.

Krejt çfarë duhet të bëni është që gjatë ciklit të larjes së rrobave të shtoni kripë në kazanin e makinës larëse.

Kripa ndihmon në parandalimin e zbehjes së rrobave duke vepruar si një agjent i ngjyrës, i cili ndihmon në bllokimin e bojës brenda fibrave të pëlhurës.

Thjesht shtoni gjysmë filxhani kripë në kazanin e makinës larëse me rrobat dhe vendoseni në një cikël të ftohtë ose delikat.

@vanesamaro91 Do you want more cleaning tips like this? Don’t forget to follow me because I have a bunch of other cleaning advice!! #clean #howto #trending #viral #mopping #tips #advice #cleantok ♬ Circles – Instrumental – Post Malone

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]