fbpx

Parashikimi i motit për ditën e sotme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me vranësira dhe intervale kohore me diell. Në disa rajone mund të ketë riga afatshkurtra lokale shiu. Erërat do të vazhdojnë të fryjnë nga perëndimi dhe jugperëndimi.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës do të vazhdojë të mbajë mot i ngjashëm. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira. Në disa rajone riga lokale afatshkurtra shiu.

Ditëve të ardhshme nuk pritet ndonjë ndryshim i motit që do ia vlente të përmendej. Na presin ditë kryesisht të freskëta, me intervale kohore me diell, vranësira të shpeshta lokale, erëra nga perëndimi, jugperëndimi dhe veriperëndimi si dhe riga të izoluara shiu. Reshje aq shumë të pritura nuk priten në sasi të bollshme, por vetëm reshje të lokalizuara dhe kryesisht të dobëta. Rajonet mesdhetare dhe bregdetare normalisht pritet të jenë pak më të ngrohta, ndërsa rajonet kontinentale më të freskëta.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]