fbpx

Parashikimi i motit për ditën e sotme

nga Revista Kosovarja

Sot në Kosovë priten intervale kohore me diell, zagushi dhe zhvillime të vranësirave të cilat pritet të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës sot pritet të mbajë mot me intervale kohore me diell dhe zhvillime të vranësirave gjatë ditës të cilat do të kushtëzojnë rrebeshe lokale shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi edhe për breshër.

Të dielën do të duket sikur moti do të përmirësohet, megjithatë nga veriu do të kemi depërtimin e një fronti të fuqishëm të ftohtë ajror. Fillimisht në Kosovë, pastaj lokalisht edhe në vise tjera të rajonit priten reshje shiu, erëra të fuqishme veriore dhe rrebeshe lokalisht të fuqishme shiu me vetëtima dhe bubullimë. Në perëndim dhe jug të Shqipërisë më nuk priten reshje.

Nga e hëna përmirësim i motit. Fillimisht do të jetë freskët, por temperaturat do të ngritën dita ditës. Sipas të gjitha gjasave nga e hëna e veçanërisht nga e marta do të hymë në një periudhë me mot më stabil dhe më të ngrohtë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]