fbpx

Parashikimi i motit për këtë të enjte dhe të premte

nga Revista Kosovarja

Të enjten dhe të premten e kësaj jave parashikohet të kemi mot të butë por me vranësira dhe me mundësi për mjegull.

Sipas Prishtina Weather paraditja e kësaj të enjte parashihet të jetë kryesisht me vranësira. Ditën vranësirat shpërndahen e do të ketë edhe intervale më të gjata me diell.

Temperaturat minimale do të shënojnë 6 gradë e ato maksimale pritet të arrijnë deri në 13 gradë.

Ndërkohë të premten pritet të kemi mot kryesisht me diell. Në mëngjes mund të ketë edhe ngricë, e ultësirave mundësi për mjegull.

Temperaturat minimale do të jenë 1 gradë derisa maksimalet 13 gradë celsius.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]