fbpx

Parashikohet për erëra të forta në kryeqytet, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes

nga Revista Kosovarja

Komuna e Prishtinës ka njoftuar qyetetarët që të të kenë kujdës gjatë ditës së sotme pasi parashikohet erëra të forta.

Sipas parashikimeve të motit, sot në Prishtinë priten erëra të forta deri në 32 km/h.

“Për sigurinë tuaj, ju lutemi:

Të shmangni qëndrimin pranë objekteve të larta, pemëve dhe strukturave të paqëndrueshme.

Të siguroheni që dritaret dhe dyert e shtëpive apo bizneseve tuaja janë mirë të mbyllura.

Të bëni kujdes gjatë qarkullimit.

Ju faleminderit për bashkëpunimin! Qëndroni të sigurt!”, thuhet në njoftim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]