fbpx

Partia Socialiste kryeson me 48.92% në rang kombëtar

nga Revista Kosovarja

Në Shqipëri po vazhdon procesi i numërimit të votave për zgjedhjet parlamentare 2021.

Në të gjithë vendin deri më tani PS kryeson me 283,814, e pasuar nga PD-AN me 225,858 vota. LSI deri më tani ka marrë 40,633 vota, kurse PSD 12,426. Nisma Thurje deri më tani ka 3,573 vota, kurse Lëvizja Vetëvendosje me në krye Boiken Abazin 2,340 vota.

Deri më tani PS kryeson në 9 qarqe, madje ka arritur të jetë e para edhe në Dibër, qark me përfaqësues kryesisht demokratë.

Nga 5198 kuti votimi, deri më tani janë numëruar 2025.

Në qarkun e Shkodrës, Kukësit dhe Lezhës kryeson Partia Demokratike, kurse në qarqet e tjera Partia Socialiste.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]