221
Artisti shumë i dashur shqiptar Kreshnik Fazliu, i njohur me emrin e artit si MC Kresha feston ditën e sotme ditëlindjen.
Reperi ka lindur në 5 shtator 1984 dhe sot bën 39 vjeç. Këtë përvjetor ai e ka pritur pranë familjes, tani që koncertet i ka përfunduar për sezonin veror.
Së bashku me vajzat dhe bashkëshorten, Kresha ndodhet në jug të vendit ku po festojnë edhe ditëlindjen e tij.
Partnerja e Mc Kreshës, Erzina ka ndarë një foto në Instagram ku shihen duke i fryrë qirinjve bashkë teksa shkruan: “My Senior babi. Gëzuar ditëlindjen.”