fbpx

Pas 14 kërkesave drejtuar Qeverisë, Sindikata e Policisë thotë se për këtë vit s’ka më protesta

nga Revista Kosovarja

Këshilli Drejtues i Sindikatës së Policisë së Kosovës është mbledhur sot, ku ka diskutuar lidhur me protestën e mbajtur më 9 dhjetor bashkë me Njësinë më Elitare të Policisë, para objektit të Qeverisë së Kosovës.

Në njoftimin e sindikatës është lënë të kuptohet se nuk do të ketë ndonjë protest tjetër të Policisë, për shkak të festave të fundvitit.

“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin Janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social. Arsyeja e kësaj periudhe kohore është për të dhënë hapësirë për dialog dhe pasi që është fundi i vitit si dhe për shkak të festave që pasojnë nuk mund të realizohet ndonjë aktivitet sindikal”, thuhet në njoftim.

Rikujtojm se, NjSI dhe Sindikata ka protestuar para Qeverisë, të shtunë e kaluar, ku kanë paraqitur 14 kërkesa.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]