204
Të dielën aktori Osman Azemi ka pësuar një aksident me veturën e tij.
Vetura e aktorit të njohur për arsye ende të paqarta ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar tërësisht jashtë rrugës, në një kanal anësor.
Pas katër ditëve, Indeksonline mëson se gjendja shëndetësore e Osman Azemit është përmirësuar. Ai i është nënshtruar një operimi që e ka kaluar me sukses.
I kontaktuar nga Indeksonline Osman Azemi i cili ende gjendet i shtrirë në spital ku dhe po trajtohet, tha se gjendja e tij është e mirë dhe se dalëngadalë po stabilizohet.