fbpx

“Pas aksidentit u përballa me 16 operime” Diana mes lotësh rrëfen historinë e saj

nga Revista Kosovarja

Diana Tahiri është njëra nga banoret që iu bashkua ‘Big Brother VIP Kosova’ që nga dita e parë.

Diana me nostalgji tregoi për periudhën e bukur të jetës “Si e vogël u dashtë me u ballafaqu me dy kultura, pasi që edhe jom rrit me dy prindër ma strikt, Momenti kur e kom dashtë një djalë i kom pas veç 12 vjet, edhe kur kom tregu të shpija nuk e kanë pritë qysh e kom mëndu”.

Por mes lotësh ka rrëfyer një nga momentet më të vështira gjatë jetës së saj pasi u përball me një aksident “Në vitin 2015 e kom pas një aksident dhe për me u sheru mu ka dashtë 16 operimi më i bë, një vit m’ka shku në spital e tre vite madje deri sa jom sheru, gjatë kësaj periudhe jom përball më ankthin, sepse nuk mujsha me hec, edhe nuk është qe i kom përfundu operimet por nuk po i du më i pranu, se jom lodh”, shkruan “Kosovarja”.

Përveç kësaj vëllai madh është treguar bujar duke i bërë një surprizë të veçantë, ku ka takuar personin më të dashur të saj, siç është motra saj.

Për ndryshe takimet e banoreve me familjarët e tyre në ‘Big Brother’ janë një nga gjërat me të bukura, ku përcjellin emocione dhe mbesin gjatë në kujtimet e tyre, këtë sonte e përjetoi edhe Diana.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]