fbpx

Pas “Big Brother VIP”, Ilir Shaqiri bëhet pjesë e një reality show tjetër

nga Revista Kosovarja

Ilir Shaqiri tregoi në “Big Brother VIP 1” se i kishte shumë mirë marrëdhëniet me reality-showt. Jo vetëm se doli triumfues dhe fitoi 100 mijë euro, por edhe për lojën dhe inteligjencën e treguar.

Por, nuk mbaron me kaq aventura e tij me formate të tilla. Kjo sepse balerini do i bashkohet një reality-show shumë të famshëm në Itali.

I ftuar në “Më prit në fundjavë”, Iliri tregoi se do jetë pjesë e “Isola de famosi”, ku do të sfidoj veten në ishull me personazhet e njohur të ekranit italian, duke u përballur me sfida të ndryshme

“Jemi në fazën finale, po mbyllen e diskutohen kontratat. Po diskutohet nëse do futem në fillim apo në mes të reality show“, tha Iliri.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]