fbpx

Pas fitores së Gjestit në “BBVA”, Xheneta Fetahu: Shpresoj të na lënë të qetë

nga Revista Kosovarja

Fitorja e Gjestit në “Big Brother VIP Albania” duket se nuk ka sjellë vetëm entuziazëm në rrjet, por edhe reagime të forta nga ish-partnerja e tij, Xheneta Fetahu.

Në një prononcim të fundit, Xheneta ka kërkuar që emri i saj dhe i familjes të mos përfshihet më në diskutimet rreth Gjestit. “Shpresoj që të më lënë mua dhe të gjithë familjen time të qetë. Kanë qenë muaj të vështirë, plot stres dhe shqetësim për njerëzit e mi më të afërt,” është shprehur ajo.

Ajo ka shtuar se nuk ka më interes të flasë për të kaluarën dhe se është fokusuar në projekte të reja, duke u distancuar plotësisht nga historia me Gjestin.

Kujtojmë që lidhja e tyre nisi brenda shtëpisë së “BBVK”, por u shoqërua me shumë diskutime, tensione dhe polemika edhe pas daljes nga formati.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]