fbpx

Pas incidentit në BBVA, Zebërvoki reagon ashpër ndaj komenteve: Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të

nga Revista Kosovarja

Pas incidentit në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku Jozi goditi me shuplakë Gjestin ndërsa po largohej dhe ai i hapi derën për të dalë, reagimet në rrjet kanë qenë të shumta.

Mes tyre, edhe ish-banorë të edicioneve të mëparshme kanë marrë fjalën.

Zebervoki, ish-banori i formatit, ka hyrë live në Instagram për të komentuar ngjarjen.

Ai është shprehur i revoltuar, jo ndaj incidentit në vetvete, por ndaj disa komenteve që lexonte në rrjete sociale, siç ishte: “Le të vijë Jozi në Kosovë”.

“Nëse vjen Jozi në Kosovë, vij edhe unë me të”, tha Zebervoki, duke sqaruar se nuk po e mbronte atë, por kundërshtonte reagimet që nxisin dhunë me dhunë.

Ai theksoi se nuk i pëlqen aspak shprehja “si mund një shqiptar i Shqipërisë të godasë një shqiptar të Kosovës”, duke shtuar se, sipas tij, duhej thënë thjesht: “një shqiptar godet një shqiptar tjetër”.

“Për mua, Kosova dhe Shqipëria janë një. Shkoj në Kosovë sikur të shkoj në qytetin tim të lindjes”, tha ai me bindje.

Në live-in e tij, Zebervoki përmendi gjithashtu edhe videon që qarkulloi në rrjet, ku disa të rinj shfaqeshin para Top Channel duke thënë: “Hajde përballu me burra”, menjëherë pas incidentit.

Sipas tij, kjo nuk ishte zgjidhja e duhur dhe vuri në dukje se ata djem nuk qëndruan më shumë se tre minuta aty.

Në fund, ai u bëri thirrje ndjekësve të tregohen të kujdesshëm me fjalët dhe të mos nxisin përçarje mes shqiptarëve nga të dy anët e kufirit.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]