fbpx

Pas kërcënimeve nga Vulin dhe Vuçiq, reagon edhe kryeministrja serbe, ka disa fjalë për Albin Kurtin

nga Revista Kosovarja

Pas kërcënimeve nga ministri i Mbrojtjes, Alekansder Vulin dhe presidenti Aleksander Vuçiq, ndaj vendimit për suspendimin e kryegjyqtares serbe të Mitrovicës është tërbuar edhe kryeministrja, Ana Bërnabiq.

Kjo e fundit ka hedhur pretendime fantome për një fenomen që ajo e quan “dhunë brutale ndaj serbëve të Kosovës”.

Sipas saj, marrëveshja e Brukselit tanimë mund të konsiderohet “e vdekur”.

Në një postim në Tëitter, Bërnabiq ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po e cenon paqen dhe stabilitetin me vendimet e tij, ani pse vendimi është marrë nga gjyqësori i Kosovës dhe se drejtësia e politika janë pushtete të ndara.

“Dhuna brutale kundër serbëve në Kosovë dhe Metohi vazhdon. Me çdo vendim, Kurti minon paqen dhe stabilitetin në baza ditore, shkel marrëveshjet ndërkombëtare dhe mohon të drejtat themelore të njeriut për anëtarët e popullit tonë në Kosovë dhe Metohi. Marrëveshja e Brukselit ka vdekur”, tha Bërnabiq.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]