fbpx

Pas lajmeve nga Brukseli kjo është situata në Jarinjë

nga Revista Kosovarja

Pasi u publikua lajmi për draft-marrëveshjen për targat në Bruksel, situata në Jarinjë vazhdon të jetë e qetë.

Protestuesit serbë kanë refuzuar ta komentojnë këtë marrëveshje, pasi sipas tyre nuk kanë ndonjë koment, por disa prej tyre kanë treguar se aty gjenden që gjashtë-shtatë ditë, njofton Klankosova.tv

Më herët është bërë edhe ndërrimi i policëve kosovarë.

Ndërkaq gjashtë pjesëtarë të KFOR-it amerikan po e vazhdojnë patrullimin e tyre afër kësaj pike kufitare bashkë me policët kosovarë dhe ata të EULEX-it.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]