fbpx

Pas raportimeve që janë ndarë, Obama thyen heshtjen me këtë postim

nga Revista Kosovarja

Ish-presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, ka uruar gruan e tij, Michelle Obama, për ditëlindjen e saj, duke i shprehur dashurinë dhe mirënjohjen e tij në një postim emocionues në rrjetet sociale.

Ai ka shkruar se ajo mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe elegancë, duke theksuar gjithashtu se është shumë me fat që mund të kalojë aventurat e jetës së tij përkrah saj.

“Gëzuar ditëlindjen dashurisë së jetës time, Michelle Obama. Ti mbush çdo dhomë me ngrohtësi, mençuri, humor dhe grace – dhe dukesh bukur duke e bërë këtë. Jam kaq i lumtur që mund të përballoj aventurat e jetës me ty. Të dua!”, ka shkruar Obama.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]