fbpx

Pas rastit të 11-vjeçares, ish-konkurrentja e Për’puthen tregon historinë e hidhur

nga Revista Kosovarja

Qytetarë të shumtë e personazhe publike kanë reaguar pas rastit të 11 vjeçares.

Me këtë rast ka pasur fytyra të ndryshme publike që kanë ndarë historitë e tyre ku janë përballur me ngacmim seksual,.

Ish-konkurrentja e sezonit të parë të “Për’Puthen”, Antoneta Koçi ka rrëfyer një rast që ia ka ndodhur asaj verën e kaluar.

Përmes disa videove në rrjete sociale ka treguar rastin kur teksa po kthehej për shtëpi verën e kaluar një djalë ka tentuar ta puth.

“Ngjarja e tmerrëshme që ka ndodhur në Prishtinë, më rikujtoi një ngjarje që më ndodhi mua verën e kaluar tek parku i liqenit artificial. Kam qenë duke u kthyer për shtëpi, ka qenë ora 9 e ca e darkës dhe në një moment më është afruar një djalë dhe ka filluar të më ngacmojë. Pjesa ku filloi të më ngacmonte ishte një rrugë që nuk kishte njeri. Unë po e largoja, por ai afrohej duke më thënë pse bën si e vështirë, sikur s’don. Në një moment afrohet dhe më kap nga krahu dhe tenton t’më puth. Filloj të vrapoj, ai pas meje dhe pas dy minutash më del para një çift. Ndërkohë që po i sqaroja çiftit cfarë po ndodhte e pashë që ai vazhdonte t’më ndiqte. Çifti më shoqëroi deri në shtëpi. Doja të bëja denoncim në polici, por pasi mbërrita në shtëpi si shumë gjëra nuk më kujtoheshin. Ditët kaluan, u përpoqa ta harroja si moment, e lashë pas dore. Por mendoj që duhet ta kisha bërë.”, tregoi ish-konkurentja e Përputhen.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]