fbpx

Pas sherrit të bujshëm në BBV, Sara Gjordeni dhe Françeska Murati bëhen bashkë

nga Revista Kosovarja

Françeska Murati dhe Sara Gjordeni duket se i kanë harruar sherret dhe konfliketet që kanë pasur brenda shtëpisë së BBV3.

Ato janë bërë të dyja pjesë e jurisë së rubrikës “She’s on Top” tek E Diell” dhe mesa duket kanë bërë paqe.

E pyetur nga Argjira se cila ishte këshilla e fundit që bashkëshorti i dha asaj para se të vinte në emisionin, Françeska u shpreh: Mos bëj shumë sherre.

E dyta që hyri në skenë ishte Sara Gjordeni e cila dukej mjaft e lumtur dhe tregon se shtatzëninë e saj po e shijon pa masë.

Të dyja ish-konkurrentet e BBV3 kanë kritikuar dhe kanë dhënë mendimet e tyre si profesioniste për vajzat konkurrente të “She’s on Top” dhe dukej se çdo gjë shkonte mjaft mirë mes tyre.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]