fbpx

Pas sjelljes së tmerrshme të Fifit, reagon shoqja e saj e ngushtë

nga Revista Kosovarja

Fifi po lë shumë për të dëshiruar me sjelljen e saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Këngëtarja nga Kosova po kritikohet ashpër nga ndjekësit në rrjete sociale, për sjelljen e saj me banorët në BB VIP.

Blogerja, Argjira Spanca, është njëra nga mikeshat më të mira të Fifit, ku edhe ka reaguar përmes një shkrimi të bërë në llogarinë e saj në Instagram, ku ka shkruar se këngëtarja ka zemër mjaft të madhe.

Tutje, Spanca ka shkruar se Fifi duhet të jetë krenare me veten e saj, e duhet të jetë mirënjohëse me zemrën e madhe që ka.

Postimi i saj i plotë pa ndërhyrje:

TI KE NJË ZEMËR KAQ TË MADHE E CILA TË BËN TË PËRBALLESH ME DISA GJËRA GJATË RRUGËS, POR KURRË MOS E BËJ MË TË VOGËL NË MËNYRË QË UDHËTIMI YT TË JETË MË I LEHTË, SEPSE MUND TË VIJË NJË MOMENT KUR DO T’JU DUHET MADHËSIA E ZEMRËS TËNDE PËR TË NDIHMUAR TË TJERËT NË KËTË JETË. ASKUSH NUK DËSHIRON QË DIELLI TË JETË MË I VOGËL NË MËNYRË QË ATA TË GJEJNË RRUGËN E TYRE DREJT PERËNDIMIT, OSE YLLI I VERIUT PËR TË GJETUR RRUGËN E TYRE PËR NË SHTËPI. DUHET TË JESH MIRËNJOHËS PËR ZEMRËN TËNDE TË MADHE, SEPSE ÇDO POMPË SJELL JETË TË RE.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]