Mevlan Shaba, një nga personazhet e komentuar gjatë qëndrimit në “Big Brother VIP Kosova”, duket se po përballet me sfida të reja në jetën personale.
Ndërkohë që u konfirmua lajmi se ai dhe partnerja e tij po presin një fëmijë, situata mes tyre duket se ka marrë një kthesë të papritur.Sipas “Kosova Today”, një krizë serioze ka shpërthyer mes çiftit, duke vënë në dyshim vazhdimësinë e marrëdhënies së tyre. Për më tepër, të gjitha postimet e përbashkëta në rrjetet sociale janë fshirë, përfshirë edhe atë që konfirmonte lajmin e shtatzënisë.
Ky zhvillim ka shkaktuar debat dhe spekulime të shumta në rrjet. Ju kujtojmë se partnerja i zbuloi shtatzaninë Mevlanit brenda shtëpisë së “BBVK”, ndërsa më pas erdhi reagimi i Livias, ish-it të Mevlanit. Kjo e fundit e akuzoi për tradhti.Nuk dihet se nëse akuzat e Livias kanë ndikuar në ndarjen e Mevlanit dhe partneres së tij.Gjithsesi, do shohim nëse dyshja do dalë me një deklaratë për të treguar nëse lajmi që po qarkullon është i vërtetë apo jo.