fbpx

Pas skenave ngacmuese në videoklip, Semi Jaupaj dhe Ron Zaiti konfirmojnë se janë në një lidhje dashurie

nga Revista Kosovarja

Ata javë më parë sollën projektin e parë të përbashkët të quajtur “All your lovin”.

Bëhet fjalë për këngëtarët shqiptarë, Ron Zaiti dhe Semi Jaupaj, të cilët morën vëmendje të madhe me afrimitetin e paraqitjen në videoklip.

Kjo madje bëri të dyshohej se mund të ketë diçka më shumë mes tyre, përveç se miq.

E së fundmi është publikuar një video në rrjete sociale, ku dyshja shihen bashkë në një festival, teksa në një moment krahas përqafimeve shkëmbejnë edhe puthje me njëri-tjetrin.

 

Ndonëse nuk kanë reaguar akoma në lidhje me këtë, ata shihet qartazi se po shijojnë një kohë të bukur së bashku.

Ndërsa sa i përket këngës së tyre, dueti u prit shumë mirë dhe për pak ditë ka kaluar shifrën e tre milionë klikimeve në YouTube.


Semi nga ana tjetër prej shumë vitesh ka qenë në një romancë dashurie me këngëtarin Bojken Lako.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]