Sara Karaj, blogerja nga Shqipëria është bërë nënë për të dytën herë, shkruan “Kosovarja”
Pas djalit Tomasit , ajo tani sjell në jetë djalin me emrin Greg.
Për Sarën, kjo nuk ka qenë një shtazani e lehtë, ajo herë pas herë na ka informuar për gjendjen e rënduar shëndetësore.
Sara shkruan:” Pas nje jave plot sfida dhe intensive, me ne fund Greg iu bashkua familjes tone.💛
Greg, na ke mrekulluar me forcen tende! Ne jemi cdo moment me ty. Te tre! Uroj shume qe kjo periudhe te kaloje sa me shpejt dhe te vish me ne, sic kemi imagjinuar me Tomasin dhe babin.🤍
Ajo qe dua te te siguroj eshte qe kur ti te behesh me mire dhe i forte, do te kesh vellain dhe babin me te mire ne bote afer. Qe do te te qendrojne prane ne cdo moment te bukur apo te veshtire. Ndersa mua,ti e di, do me kesh gjithmone si tek barku.❤️
Ne e nisem kete rrugetim bashke, me afer se kurre dhe keshtu do vazhdoje!
Faleminderit shume per cdo mesazh apo perkujdesje qe keni dhene drejt nesh. Gjithashtu, nuk e di a do te mund tia dilnim pa familjen tone te madhe qe ka qene gjithe kohes aty, per cdo gje.❤️”