fbpx

Pas videos që u bë virale e u pëlqye shumë, aktorja poston një video tjetër të vogëlushit

nga Revista Kosovarja

Aktorja e njohur Edona Reshitaj para pak muajve postoi një video në llogarinë e saj në Instagram ku ishte duke kënduar më djalin e saj të vogël Dukë dhe bashkëshortin, teksa ai i binte kitares.

 

Videoja doli shumë rastësisht siç kishte treguar edhe vet aktorja në një intervistë që ajo kishte bërë më parë në emisionin “Ftesë në 5” në Top channel, shkran Kosovarja.

 

Videoja ka dalur shumë spontanisht dhe as vet aktorja nuk e kishte ditur që ajo do të bëhej aq virale.

 

Pasi doli videoja, shumë shpërndarje, pëlqime e komente e shoqëruan videon duke u bërë kështu shumë e pëlqyer për publikun.

 

Së fundmi Edona ka postuar edhe një video tjëtër por kësaj herë pjesë e videos është vetëm djali i saj Dukë dhe bashkëshorti.

 

I vogli Dukë shihet duke kënduar këngën “Kaqurrelja”.

 

“Godet Dukë me një këngë shqip” ka shkruar aktorja krahas videos.

 

Ndërkaq edhe videot e radhës të Dukë po vazhdojnë të pëlqehen shumë nga ndjekësit e Edonës, si duket Dukë veç se ka filluar t’i ndjekë hapat e nënës së tij.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]