fbpx

Pasdite mblidhet Komiteti, pritet ndryshimi i masave

nga Revista Kosovarja

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka bërë të ditur se sot do të mblidhet Komiteti për vlerësimin e situatës me pandeminë.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Hoti ka thënë se mbledhja do mbahet në orën 15:00, ku pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti-COVID-19.

Vendimi për mbledhjen e Komitetit anti-COVID u mor pas takimit me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj, drejtorin e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, Naser Ramadani, ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve.

Ky është postimi i plotë i Hotit:

Pas takimit me Ministrin e Shëndetësisë, z. Armend Zemaj, drejtorin e IKSHPK-së, z. Naser Ramadani, Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj, Zëvendësministrin e Arsimit Xhavit Rexhaj, përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe të Këshillit të Prindërve, kemi analizuar situatën epidemiologjike me pandeminë Covid-19.

Pas analizës kemi vendosur që sot në orën 15:00 të mblidhet Komiteti Anti Covid -19, ku edhe pritet të merret vendimi për pushimin pranveror në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe të rishikohen masat në fuqi anti Covid-19.

 

https://www.facebook.com/avdullah.hoti/posts/4174601895934466

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]