fbpx

Pasi deklaroi se nuk do të luajë kurrë muzikën e tij, Dj Sardi i ka sërish dy fjalë për reperin Mozzik

nga Revista Kosovarja

Para shumë kohësh Dj Sardi kishte bërë një deklaratë të hidhur për Mozzik.

Ai ishte shprehur se nuk do t’i luajë kurrë këngët e Mozzikut.

“Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart”-pati thënë ai.

Së fundmi në një emision, Dj Sardi i penduar i kërkoi falje artistit për deklaratën e dhënë.

“Në kohën kur jam pyetur realisht nuk ka pasur një këngë të Mozzikut që mua nuk më hynte në setin tim në lokal por më mbrapa ka bërë një këngë shumë më të bukur edhe të tjerët në vazhdimësi që mua më kanë ndihmuar për setin tim dhe që i kam vendosur.

Nuk ka qenë se unë s’do luaj kurrë Mozzikut por që deri në atë moment këngët e tij mua nuk më përshtateshin me setin tim. Nuk është se mua së nuk më pëlqenin, kështu se gjithsesi të kërkoj falje sepse Mozzik është njëri nga artistet me të mirë dhe tekste shkruesit më të mirë që ka Kosova”-tha ai.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]