fbpx

“Pasi goditi Gjestin” – Publikohet një video e Jozit i rrethuar me shumë shokë

nga Revista Kosovarja

Një ngjarje e paprecedentë ndodhi të shtunën mbrëma gjatë primes së Big Brother VIP Albania, kur konkurrenti Joz Marku e goditi me shuplakë Gjestin, pak para se të largohej nga shtëpia.

Ky veprim shkaktoi reagime të menjëhershme jo vetëm Kosovë e Shqipëri, por edhe në mediat ndërkombëtare të showbizit.

Shumica e komentuesve i kanë dalë në mbështetje Gjestit, duke e cilësuar goditjen si një akt të papranueshëm dhe të ulët nga ana e Jozit. Megjithatë, nuk kanë munguar as reagimet e ashpra kundër Gjestit, përfshirë edhe ofendime të rënda.

E deri tani Jozi nuk ishte shfaqur në publik. Nuk dihet pse, por ndoshta edhe nga frika, kjo pasi që mor i koxha kërcënime nga fansat e Gjestit.

Së fundmi është publikuar një video e tij, në rrjetet sociale teksa shfaqet në një “nejë”, i rrethuar me shokë. Nuk dihet saktë nëse video është bërë tani, apo është e vjetër.

Video:

@noway07800 #gjesti #egli #jozi #bigbrothervipalbania ♬ original sound – Noway 0780

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]