fbpx

Pasi mësoi se motra Kim K ka të dashur ish-in e saj, Khloe bën këtë reagim!

nga Revista Kosovarja

Khloe Kardashian ka qenë e lidhur me Odell Beckham Jr. vite përpara se motra e saj Kim Kardashian të fillonte të takohej me sportistin.

Por burimet e brendshme informojnë për DailyMail.com se nuk ka armiqësi rreth romancës.

“Khloe ka dhënë plotësisht bekimin e Kimit për ta bërë këtë”, zbulon një burim i brendshëm, duke shtuar: “Nuk ishte asgjë serioze mes Odell dhe Khloe, ata patën disa momente flirtimi. Khloe përfundimisht dëshiron që Kim të gjejë dikë dhe të jetë e lumtur”.

Khloe ishte e lidhur me Odell, në vitin 2016, dhe MediaTakeOut pretendonte se ata ishin takuar bashkë prej disa muajsh në atë kohë.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]