Vala

Përbërësit

500 gr patate

200 gr gjethe hithrash të freskët

1 qepë e njomë

1 hudhër e njomë

mëlmesa

kripë dhe piper i zi

2 lugë gjelle miell misri

piper i kuq

Udhëzimet

Hapi 1 

Hithrat pastrojini e kalojini në ujë të valë për dy minuta. Më pas kullojini e pritini imët.

Hapi 2 

Qepën e hudhrën grijini imët e më pas fërgojini. Shtoni edhe karrotën e prerë në rrathë e më pas edhe hithrat e grira.

Hapi 3 

Përziejini mirë të gjitha e më pas shtojuni edhe miellin e misrit dhe pak ujë.

Hapi 4 

Tavën lyejeni me vaj e mbi të shtroni hithrat e përgatitur bashkë me patatet.

Hapi 5 

Piqini në furrën e parangrohur në 220 gradë për afro 40 minuta ose derisa të skuqen patatet.

Hapi 6

Ju bëfshin mirë.

MUND TË JU PËLQEJNË