Policia e Kosovës ka paraqitur projektin më të ri, me pajisjet “Patrulla inteligjente”. Ky institucion me anë të implementimit të këtij projekti do të ngrit kapacitetet operative, që në thelb synojnë të rrisin sigurinë rrugore.
Si çdo ditë tjetër Policia Kosovës dhe ditën 2 gushtit të vitit 2022 ishte bërë gati, që të fillojnë si zakonisht kryerjen e detyrave të tyre në trafik.
Mirëpo, të veçanta patrullimet e policisë do t’i bëjë pajisja që këto vetura të reja do ta kenë.
E për herë të parë, kjo vetura që ka pajisje të teknologjisë më të re doli në rrugët e Prishtinës.
Drejtori i Divizionit të Komunikacionit Rrugor, Jeton Rexhepi ka treguar për funksionin e saj.
Ai thotë se tani çdo rregull i thyer në trafik regjistrohet në këtë pajisje e gjoba do t’u dërgohet qytetarëve në shtëpi.
“Mundësojnë identifikimin e kundërvajtjeve të ndryshme duke filluar nga shpejtësia e makinave në lëvizje, po ashtu dhe kur vetura është e ndaluar 24 orë bënë matjen e shpejtësisë në këndin për 360 shkallë”, tha për RTV Dukagjinin Jeton Rexhepi – drejtor i Divizionit të Komunikacionit Rrugor.
Identifikimi i shkeljeve të rregullave në trafik, në kohë reale do të dërgohet në databazën e krijuar nga Policia e Kosovës.