fbpx

PDK-ja kërkon nga Prokuroria të nisin hetime ndaj Kusari-Lilës

nga Revista Kosovarja

Partia Demokratike ka reaguar pas një videoje të publikuar nga portali Nacionale për një bisedë mes shefes së Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, me deputetin e Listës Serbe, Slavko Simiq e cila pretendohet të jetë bërë në zyrën e Kusari-Lilës.

Ndër të tjera në bisedën e incizuar përmendet edhe një bisedë që kjo e fundit e ka bërë me Milan Radojçiqin, i cili është i dyshuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, për rastin Brezovica gjithashtu person në listën e zezë të SHBA-së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka shkruar në Facebook: “Albin, me Milan Radojçiqin, a me koordinim a pa koordinim”.

Shefi i GP të PDK-së, Abelard Tahiri i ka bërë thirrje Prokurorisë së shtetit të merret me personat që kanë kontakt me Radojçiqin.

“I bëjë thirrje Prokurorisë së shtetit të merren me të gjithë personat që kanë kontakt me Radojçiqin. Kjo e hap një kohë të re për VV-në që tregon sesi koordinohen me Listën Serbe”, ka thënë ai.

Të hënën pasdite, ajo është përfshirë në një audio-përgjim të publikuar nga mediumi Nacionale.

Në këtë audio-incizim, Kusari-Lila dëgjohet tek e pranon se ka biseduar në telefon edhe me kriminelin Milan Radojiçiq.

Përgjimet e nxjerrin Kusari-Lilën në një bashkëpunim me Simiqin i cili thotë se ajo duhet ta kujtojë që nga fillimi kanë qenë partnerë dhe se Radojiçiç është konstruktiv për Kosovën.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]