Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh në identifikimin e kundërvajtësve të ndryshëm në komunikacion me qëllim parandalimin e aksidenteve.
Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 16-22/09/2024 ka shqiptuar 1367 gjoba kundërvajtësve dhe ka hequr 5 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacion.
Ndërsa, janë raportuar 34 aksidente, prej tyre :
– Aksidente me lëndime, 17
persona të lënduar, 22
– Aksidente me dëme materiale, 17