fbpx

Për Tetovën sot ditë e veçantë, një investim kapital nga familja e Lazim Destanit

nga Revista Kosovarja

Për Tetovën dhe jo vetëm sot ishte një ditë e veçantë për shkak të një investimi kapital nga familja e respektuar Destani që ka të bëjë me sjelljen e kompanisë së veturave elektrike në Tetovë. Sot u bë gurthemeli i fabrikës – investimi më i madh ndonjëherë në këtë zonë që nga pavarësia e vendit. Për Tetovën kjo do të thotë më shumë vende pune dhe më afër vendit të tyre për të rinjtë si dhe për të parandaluar migrimin

Ndryshe për herë të parë në Ballkan, një kompani e madhe makinash do ta shndërrojë këtë zonë në lider prodhimi. Bëhet fjalë për një investim të kompanisë gjermane për prodhimin e makinave elektrike “e.Go”, në pronësi të familjes Destani.
ND Group, themeluar në vitin 2008, nga Nazif Destani, është një kompani ndërkombëtare private me bazë në Holandë me prezencë në Mbretërinë e Bashkuar, Gjermani, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Shtetet e Bashkuara. Familja Destani është e famshme mes jo vetëm shqiptarësh, por edhe ndërkombëtarisht .

Vlen të përmendet se, sot ishte ditë produktive e punës në përvjetorin e Marrëveshjes së Ohrit!
Sot, nê mesditê, me kryetarin Ali Ahmeti, kryeministrin Kovaçevski, afaristin e mirënjohur Lazim Destani dhe kolegët ministra vendosën sot gurëthemelin e fabrikës për prodhimin e veturave elektrike e.GO në Zonën e lirë ekonomike në Tetovë.
Investim prej 150 milionë euro që ka përkrahjen financiare edhe të Qeverisë që padyshim se do të stimulojë inovacionin dhe kapacitetin prodhues vendit dhe do të mundësojë hapjen e 1500 vendeve të reja të punës.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]