fbpx

Për vajzat që kanë probleme me flokët kaçurrela, inspirohuni nga kjo video e Beyonce-s

nga Revista Kosovarja

Edhe pse shumë persona janë të bindur se Beyoncé zakonisht mban paruke, ky thashethem tani është hedhur poshtë nga vetë ‘Queen B’. Këngëtarja tregon në një video sesi i ka kujdesur deri në detaj flokët e saj të gjatë dhe kaçurrela

Në shkurt, Beyoncé publikoi linjën e saj të kujdesit të flokëve Cécred. Që atëherë, fansat kanë ndarë video që demonstrojnë se si të lajnë flokët me produktet duke përdorur hashtag #cecredwashday, transmeton Indeksonline.

Kjo nuk i humbi superyllit. Në fakt, ajo kontribuon me videon e saj në të cilën kujdeset për flokët. Natyrisht, ajo shfrytëzon rastin për të promovuar markën e saj.

Beyoncé thotë se preferon t’i thajë flokët me tharëse. Në këtë mënyrë ajo qëndron larg nxehtësisë ekstreme dhe dëmtimit të mundshëm të flokëve. Reagimet për videon e saj janë pozitive.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]