fbpx

“Përdori dhunë ndaj saj…”, Edi tregon çfarë ndodhi në prapaskenë mes Alvisës dhe Hysenit

nga Revista Kosovarja

Alvisa dhe Hyseni janë dy personazhet më të komentuara në rrjet pas “Për’puthen Prime”.

Një pjesë e madhe e konkurrentëve përfshi Arianin akuzuan Alvisën duke e quajtur mashtruese ndërkohë pas zbulimit të saj se gjithçka ka ndodhur nga frika dhe dhuna sistematike e shantazhet një pjesë e madhe i dolën krah ditëve në vijim përmes rrjeteve sociale.

Një prej të cilëve ka qenë Eduard Kuci.

Përmes një videoje ai ka zbuluar një episod që publiku nuk e kishte parë.

Ai tha se ka qenë dëshmitar që Hyseni e ka kapur me dhunë në prapaskenë.

‘’Unë e kam mbrojt Alvisën kur e ka kap ai me dhunë në prapaskenë. Kur erdhi në fillim, sapo dolëm nga studio, ai e kapi me dhunë, përdori dhunë ndaj saj, e kapa e shtyva dhe i thash femra nuk preket. Hyseni e di vetë çfarë i kam bërë në prapaskenë. Kur e kapi Alvisën me forcë, ia hoqa dorën dhe me tha kush je ti, largohu. E kapa, e shtyva 3 metra tutje’’, tregon Edi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]