fbpx

Përdorni limonin për të pasur shtëpi me aromë të këndshme, por edhe disponim më të mirë

nga Revista Kosovarja

Era e limonit të freskët stimulon sekretimin e serotoninës në organizmin tonë – hormonin e lumturisë që është përgjegjës për të na bërë të ndihemi mirë. Është mirë të prisni një limon në feta dhe të shtoni kripë dhe të thithni aromën.

Pritini limonin në katër pjesë, vendosini fetat në një pjatë dhe shtoni pak kripë. Mund t’i mbani në dollapin pranë krevatit për gjumë dhe relaksim më të mirë ose në çdo pjesë të shtëpisë ku dëshironi të krijoni një oazë aromatike.

Shtëpia ka erë komode dhe të freskët
Hulumtimet tregojnë se aroma e limonit të freskët ose vajit esencial të limonit në trupin tonë stimulon sekretimin e serotoninës, të cilën e quajmë edhe hormoni i lumturisë. Siç sugjeron edhe emri i tij, ky hormon është përgjegjës për disponimin tonë të mirë.

Për të freskuar hapësirën e jetesës, prisni limonin në feta dhe zhytni në ujë. Bëjeni në një kavanoz në mënyrë që përveç erës të shijoni edhe pamjen e limonit. Gjithashtu, mbetjet e mbetura pas shtrydhjes së limonit vendosini në frigorifer – do të neutralizojë aromat e pakëndshme dhe sa herë që e hapni do t’ju fryjë era e freskisë.

Përveç përmirësimit të humorit, neutralizimit të aromave të pakëndshme dhe ngrënies, limoni është i shkëlqyeshëm edhe për pastrimin dhe dezinfektimin e shtëpisë. Është mirë që periodikisht dërrasat e drurit që përdoren për prerjen e ushqimit të fërkohen me limon dhe kripë.

Hidhni kripë në dërrasë dhe fërkoni sipërfaqen me gjysmë limoni. Lëreni për rreth 10 minuta dhe në fund shpërlajeni me ujë të nxehtë. Lëngu i limonit largon papastërtitë nga vaska, lavamani, është i mirë për lustrimin e rubineteve, largon gëlqeren.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]