fbpx

“Përdridhej në stadium, kopjonte Rike Roçin”- Luana Vjollca i kundërpërgjigjet Bledi Manes?

nga Revista Kosovarja

Gazetari dhe ish-konkurrenti i Big Brother VIP Albania 2, Bled Mane, bëri një deklaratë të fortë pak ditë më parë.

Ai u shpreh se disa vajza të njohura tentuan të kopjojnë foton virale të Rike Roçit dhe të merrnin vëmendjen e mediave të huaja.

“Pashë tre vajza shqiptare që mundoheshin ta imitonin Riken por nuk tërhoqën vëmendjen e fotoreporterëve të huaj. Pashë Luana Vjollcën që përdridhej, Hygerta Sakon, atë kosovaren Murati që përdridhej dhe nuk tërhoqën vëmendje. Foto- reporterët janë lodhur nga silikoni dhe duan vetëm bio”, tha ai.

Duket se një reagim në lidhje me këtë e ka bërë edhe Luana me anë të një mesazhi të ndarë në rrjete sociale.

“Një grua e fortë mund të heshtë kur njerëzit flasin pas shpine. Por kjo nuk do të thotë se ajo nuk e vëren”, nis shkrimi.

Biondja vazhdoi: “Thjesht do të thotë se ajo zgjedh të mos e harxhojë energjinë e saj në budallaqe. Ka gjëra më të rëndësishme për të bërë”.

Bledi shquhet për ‘kunjat’ dhe këtë e bën shpesh për personazhet e famshme.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]