fbpx

Përflitet se është shtatzënë, Elhaida Dani reagon për herë të parë

nga Revista Kosovarja

Këngëtarja e njohur shqiptare, Elhaida Dani, prej kohësh po shijon një lidhje të re dashurie.

Ajo është në një romancë me balerinin Ledian Agallijaj, raport ky që nisi nga Dancing With the Stars Albania.

Çifti në ndërkohë shpesh u përfol në rrjete sociale, si për postimet ashtu edhe pati spekulime të tjera.

Së fundmi qarkulloi në media se artistja po pret një fëmijë dhe se mund të jetë shtatzënë për herë të parë, ndaj së fundmi në një intervistë, ajo i ka mohuar këto zëra.

“Nuk jam, nuk jam, por nëse do të vijë momenti do ua them me shumë dashuri”, tha ajo.

E pyetur nëse e kanë në planet e tyre, Elhaida u përgjigj shkurt: “Tani nuk do të them edhe shumë gjëra”.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]