fbpx

Përfundon rinumërimi i 141 vendvotimeve

nga Revista Kosovarja

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), është përmbyllur procesi i rinumërimit të 141 vendvotimeve.

Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Rinumërimi i 134 vendvotimeve sipas vendimit të PZAP-it dhe 7 të tjerave sipas vendimit të KQZ-së, është përmbyllur gjatë ditës”, ka thënë Elezi.

Ai ka shtuar se tashmë janë në pritje të vendimmarrjes së Gjykatës Supreme lidhur me ankesat që janë paraqitur në këtë institucion.

“KQZ-ja do të veprojë në përputhje me vendimet që dalin, në mënyrë që të procedojmë për certifikimin e rezultateve përfundimtare”, u shpreh Elezi.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]