fbpx

Përparim Rama merr një vendim të mirëpritur për qytetarët që udhëtojnë me autobusë

nga Revista Kosovarja

Nga sot, të gjithë udhëtarët që mbërrijnë në Stacionin e Autobusëve në Prishtinë nga çdo qytet i Kosovës do të përfitojnë biletën gjithëditore për transportin urban në Kryeqytet, pa pagesë shtesë.

Lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Përmes një statusi në “Facebook” theksoi se ky vendim i cili zbatohet për herë të parë në historinë e transportit urban në Prishtinë, është pjesë e reformës për modernizimin e shërbimeve publike dhe hyn në fuqi më 17 mars 2025.

“Përfitimet e kësaj nisme pritet të jenë të shumta, duke përfshirë:

✔ Më pak vetura në qytet

✔ Zvogëlim të trafikut dhe ndotjes mjedisore

✔ Rritje të sigurisë dhe organizimit në transportin publik

Ky është një hap tjetër i rëndësishëm drejt një Kryeqyteti më funksional dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët!”, thuhet në publikim.

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]