fbpx

Përparim Rama njofton se kanë filluar punimet për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve endacakë

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama ka njoftuar se tashmë kanë filluar punimet për ndërtimin e një qendre për strehimin e qenve endacakë.

“Për herë të parë në Kosovë ndërtohet një qendër e tillë, e cila kryesisht fokusin do ta ketë në trajtimin e qenve endacakë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Rama ka kërkuar bashkëpunimin e të gjitha institucioneve qendrore e lokale për zgjidhjen e kësaj çështjeje.

“Kryeqyteti është zotuar të zgjidhë këtë çështje, e cila kërkon bashkëpunim të ngushtë mes të gjitha komunave dhe veçanërisht me institucionet qendrore”, Ka shkruar tutje Rama i cili thotë se siguria e qytetarëve është prioritet.

https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/425155373114313

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]