39
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se kanë nisur punimet në Pallatin e Rinisë.
“Nisën punimet për rikthimin e identitetit të Pallatit të Rinisë – ikonë e kryeqytetit” ka shkruar Rama në Facebook.
I pari i kryeqytetit, gjatë fushatës zgjedhore para se të zgjidhej kryetar, kishte premtuar se Pallatit të Rinisë do t’i bëhej një restaurim të plotë.
Ai kishte premtuar se objekti ikonë i qytetit, do të transformohet në qendër të të rinjve në shumë fusha të ndryshme.
https://www.facebook.com/perparimrama2021/posts/435234535439730