fbpx

Përparim Rama pret Robin Krasniqin, i dhuron Hyjneshën në Fron

nga Revista Kosovarja

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka pritë bokserin Robin Krasniqi, i cili së funi i është rikthyer ringut.

Më poshtë ju sjellim të plotë njoftimin e kryetarit Rama.

“Një kampion i vërtetë nuk përcaktohet vetëm nga fitoret, por nga përkushtimi, këmbëngulja, karakteri dhe shpirti i tij.

Robin Krasniqi, ju mishëroni të gjitha këto cilësi dhe jo vetëm.

Faleminderit që e keni vënë vendin tonë në hartat botërore dhe që na bëni gjithmonë krenar me arritjet tuaja 🙏🏻

Në shenjë mirënjohjeje e admirimi, të dhurojmë Hyjneshën në Fron – simbol i vërtetë i qëndrueshmërisë dhe forcës, ashtu sikur jeni edhe ju!

Mirë se erdhe në shtëpi, Robin!”

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga stafi i Revistës Kosovarja
Adresa: Rruga: “Ali Hadri”-nr.16 Prishtinë, Kosovë
REDAKSIA: +38344143448; Email: [email protected]